
Ky sezon i ri duhet të ishte ndryshe për Interin, por humbja 2-1 me Milanin dhe barazimi 2-2 kundër Borusia Monchengladbach në Champions League, kanë lëkundur ndjeshëm pozitat e trajnerit Antonio Conte. "Il Giornale" raporton se tekniku italian dhe Suning duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për merkaton e janarit.
Nëse sërish s'do të ketë rezultate, atëhërë shoqëria aksionere kineze mund të shohë për një trajner të ri. Palët mund të zgjatin martesën deri në qershor dhe më pas bashkëpunimi mes tyre të marrë fund. Siç shkruajnë mediet italiane, Massimiliano Allegri është emri i parë në listën e Marotës për trajnerin që mund të pasojë Antonio Conten te Interi.
Poll