Japhet Tanganga është objektiv i Milanit në këtë merkato vere. Siç raporton Fabrizio Romano, drejtori i Tottenham është takuar me drejtuesit italianë ku kanë nisur negociatat për futbollistin. Trajneri Antonio Conte nuk e ka në plane për sezonin e ri.
Në këtë mënyrë transferimi në San Siro duket më se i mundshëm. Në edicionin e shkuar u aktivizua në 19 ndeshje, ndërsa këtë sezon vendi i titullarit duket i vështirë. Siç parashikon eksperti i merkatos, sot pritet të arrihet akordi për transferimin e futbollistit.
Tottenham director Fabio Paratici met with AC Milan board today in Milano. Negotiations ongoing for Japhet Tanganga deal. 🚨⚪️ #THFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 21, 2022
Tanganga, one of the names now discussed between the two clubs – in touch for potential opportunies in the next weeks. @SkySport pic.twitter.com/US7N6hyRiR