
Pep Guardiola ka vendosur të bëjë “rrokadë” në ekipin e tij. Mësohet, se trajneri ka kërkuar largimin e 10 lojtarëve nga ekipi. “The Times” ka shkruar sot, se tekniku ka kërkuar një mbledhje me drejtuesit e klubit të Manchester Cityt për të dorëzuar listën me emrat e 10 futbollistëve që sipas tij nuk i hyjnë në punë.
“The Times” ka zbuluar listën me emrat e lojtarëve që Guardiola nuk i do në ekip. Bëhet fjalë për: Pablo Zabaleta, Samir Nasri, Xho hart, Jaja Ture, Gael Klishi, Bakari Sanja, Jesus Navas, Uilli Kabajero, Mangala dhe Boni.
Dihet që Manchester City ka një organikë të mirë, por largimi i një numëri kaq të madh lojtarësh njëkohësisht do të sillte probleme në organizimin e ekipit, por si duket Guardiola e ka marrë këtë vendim dhe ka gjetur dhe zgjidhjen për rregullimin e grupit pas “rrokadës”.