
Pas tratativave për afrimin e Oscar dhe Tevez, kinezët përgatisin sulmin e radhës. Bëhet fjalë për Nikola Kaliniç, sulmuesin e Fiorentinës, për të cilin janë ofruar 40 milionë euro nga ekipi i Superligës Kineze, Tianjin Quanjian.
Edhe pse Firorentina ka thënë shumë herë se kjo gjë nuk do të ndodhë, shifra prej 40 milionë eurosh, duket se ka bërë që drejtuesit e klubit ta mendojnë këtë ofertë.
Largimi i Kaliniç nga Fiorentina duket se është thuajse e zyrtarizuar, pasi mediet italiane zbulojnë se drejtues të klubit italian kanë hyrë në bisedime me kinezët për të rritur ofertë dhe për ta çuar atë në 50 milionë euro. Nëse kjo marrëveshje arrihet, Fiorentina humb një nga lojtarët më të mirë të ekipit.
Poll