
Manchester City është gjatë gjithë kohës këtë sezon në ndjekje të Arsenalit, teksa aktualisht kanë 5 pikë diferencë mes tyre. Pep Guardiola me djemtë e tij po punojnë fort që të rikuperojnë pikët me vendin e parë.
Në prag të takimit tëë ditës së sotme ndaj Ëolves, Guardiola theksoi në konferencën për shtyp se pavarësisht gjithçkaje, City i tij do të jetë pjesë e historisë.
“Unë mendoj se City duhet të shkojë gjithnjë në kuotën e 15, 16 apo 17 ndeshje radhazi duke fituar. Duhet të jetë gjithnjë kështu, mua më vjen keq për të gjithë ata që na kanë inat, por kjo skuadër do të jetë pjesë e historisë së Premier League për gjithçka ka arritur, mënyrën se si e kemi arritur dhe për rekordet që kemi thyer. Askush nuk mund ta mohojë, kemi qenë në nivelin maksimal. Tani të shikojmë përpara sepse nuk është se jemi 25 pikë pas Arsenalit, jemi ende në garë dhe në lojë mbeten edhe 57 pikë. Tani e në vazhdim do të mbrohemi si të jetë ndeshja e fundit”, u shpreh Guardiola.