Sokol Cikalleshi do të luajë sërish në Turqi, por me ekipin e Akhisarsporit. Sulmuesi kuqezi e dha lajmin në llogarinë e tij personale në Instagram duke qartësuar dhe arsyet e largimit nga ekipi aktual i Goztepes dhe zgjedhjen e ekipit të ri.
“Unë tashmë nuk jam pjesë e klubit të Goztepes! Unë dhe menaxheri im vendosëm që të shkëpusim marrëdhëniet profesionale me mirëkuptim me klubin për dyt arsye.
E para, hapësirat e mia për të luajtur ishin të pakta dhe për shumë arsye kjo vazhdoi shumë gjatë. E dyta, u hap ‘drita jeshile’ për të lëvizur te cilido klub në Superligë në merkaton e janarit.
Faleminderit Goztepe për bashkëpunimin, edhe pse të shkurtër që kaluam bashkë. Që nga sot, me shumë lumturi bëj me dije se mes 3 ofertave që kisha, zgjodha ekipin ku ndjehem si në shtëpi që më hapi dyert pa hezitim për të më bërë pjesë të tyren: Akhisarsporin. Presidenti i ekipit bleu kartonin tim nga klubi i Osmanlisporit dhe bashkë firmosëm një kontratë për 3 vite e gjysmë.
Falenderoj Osmalisporin për gjetjen e gjuhës së përbashkët dhe i uroj suksese të mëtejshme. Jam shumë i uritur për të luajtur dhe mezi po pres me padurim që të zbresë në fushë për ekipin tim të ri.
Sokol Cikalleshi”
Postimi i Sokol Cikalleshit, ku saktëson të ardhmen e tij
Dëmtimet e shumta dhe lufta e ashpër për vendin e titullarit e shtynë sulmuesin e Kombëtars Cikalleshi të ndryshonte sërish destinacion pas 6 muajsh. Me Goztepen, Cikalleshi realizoi 2 gola në 10 ndeshje (golat i shënoi në Kupën e Turqisë). Me Akhisasporin, Cikalleshi luajti 6 muaj (janar-qershor 2017) duke shënuar plot 7 gola në 16 ndeshje.