
Chiesa beson te titulli kampion. Lojtari i Juventusit ka folur për mediet menjëherë pas barazimit 1-1 ndaj Veronës. Ai pohon se pavarësisht problemeve, shanset egzistojnë akoma që në fund të ngrihet lart trofeu.
"Përpos kësaj ndalese unë dhe i gjithë Juventusi besojmë ende tek titulli dhe do të vazhdojmë të luftojmë për të deri në fund. Kritikat për sulmin? Nuk i kuptoj. Kundër Crotones mund të kishim shënuar mbi gjashtë gola.Për mua nuk është problem se ku luaj, mjafton që trajneri të jetë i kënaqur nga loja ime. I jam shumë mirënjohës "Zonjës së Vjetër" për mundësinë që më ka dhënë" - tha ai.
Poll