Kapiteni i Juventus, Giorgio Chiellini I cili momentalisht vuan dëmtimin e rëndë, ka dhënë një intervistë të gjatë për Sky Sport, ku ka analizuar bardhezinjtë. Në fjalën e tij Chiellini është ndalur tek mbrojtësi i ri I Juventus, De Ligt, për të cilin nuk I ka kursyer kritikat.
“Ato prekjet me dorë nuk janë rastësi. Unë flas me atë çdo ditë. Ai është një djalë shumë inteligjen, I cili mëson shpejt. Në jemi takuar çdo ditë pasi ai dëshiron të mësojë. Është një djalë I rid he normale do të ketë disa probleme pasi ndryshoni kampionat. Standarti këtu është shumë I lartë. Dhe ai duhet të përmirësohet. Prekjet me dorë nuk janë aksidente dhe duhet që t’i evitojmë. Në përgjithësi mbrojtësit po ndryshojnë për mirë. Të gjithë ne duhet të përmirësohemi”, u shpreh Chiellini për De Ligt.