Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Chelsea vendos për Brojën, e përdor për të arritur te kapiteni i West Ham

Shkruar nga NEWSPORT

Chelsea ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e sulmuesit kuqezi, Armando Broja. Sipas mediave britanike, blutë e Londrës do e përdorin sulmuesin shqiptar për të arritur te firma e mesfushorit të Anglisë, Declan Rice.

West Ham ka kërkuar plot 90 milionë euro për kartonin e kapitenit të tyre, por Chelsea nuk e ka në plan të ofrojë një shumë të tillë. Si pasojë, do të fusin Brojën në ofertë.

Sulmuesi shqiptar vlerësohet plot 20 milionë euro nga klubi i Chelsea dhe sipas mediave angleze, oferta e bluve është e tillë: 50 milionë euro dhe kartoni i Armando Brojës. Mbetet për t’u parë nëse West Ham do të pranojë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga