Tifozët e zjarrtë të Partizanit ndodhen tashmë në ekstazë. Më të lumtur se kurrë më parë, pasi 23 vjet më vonë kthehen të mbështesin skuadrën e tyre në elitën e futbollit europian. Partizani kthehet në Champions League, ndërsa ultrasit e kuq kanë përgatitur super shfaqje në shkallët e "Elbasan Arena". Ata kanë lajmëruar të gjithë mbështetësit e klubit të kuq, ku theksojnë që t'iu bashkohen në sektorin e tifozëve, ku dhe bileta do të kushtojë më lirë se në çdo tribunë tjetër, vetëm 200 lekë të rinj.
"Guerrils tashmë siç ju patëm lajmëruar dhe përpara e kanë marrë vendimin.. Në Elbasan kundër Ferencvaroshit ditën e mërkurë do vendosen në tribunën pas porte. Do jenë 30 autobusë në dispozicion dhe bileta do kushtojë vetëm 200 lek (të reja) bëhuni gati, do jetë super performancë në tribunën pas porte, spektakël ultra's i paparë ndonjëherë.. Mos mungo, bashkoju kopit (sektori ku qëndrojnë tifozët ultras së bashku) më të madh në vend,Guerrils!", sqarojnë tifozët e Partizanit në "facebook".