UEFA Champions League rikthehet mbrëmjen e sotme me dy duele spektakolare.
Ajo që pritet të marrë vëmendjen më të madhe zhvillohet në “Anfield Road”, me Liverpool-in që pret në shtëpi Bayern Munich. Nënkampionët në fuqi të Europës po kalojnë një moment mjaft të mirë në këtë sezon dhe këtë fakt pritet ta shtrytëzojnë edhe ndaj bavarezëve.
Një tjetër duel spektakolar pritet të jetë ai i “Parc Olympique Lyonnais”, me vendasit e Lyon që presin “superstarët” e Barcelonës. Katalanasit janë të plotë për këtë takim, dhe ndaj francezëve, tashmë prej më shumë se 10 vitesh do të mbështeten te aftësitë e yllit të saj kryesor, Lionel Messi.
Dy takimet, të cilat do të luhen në orën 21:00 janë të parat e fazës së 1/8-ave të kompeticionit, të vlefshme për një vend në fazën çerekfinale të kompeticionit,
