Vllaznia luan nesër në 21:00 me Universitatea Craiova për turin e dytë në Conference League. Në “Loro Boriçi”, kuqeblutë kërkojnë një paraqitje të mirë në ndeshjen e parë.
Intersi për këtë duel ka qenë maksimal nga tifozët vendas, që pritet të jenë të shumtë në këtë përballje. Më shumë se 6 mijë bileta janë shitur deri në këto çaste, teksa me ritëm po ecën edhe pjesa e mbetur e tyre.
Me 16 mijë ulëse në stadium, duket se gjysma e impiantit mund të rezervohet që sot. Pritet që orët e pasdites së sotme dhe nesër të ketë më shumë fluks në biletari, pasi tifozët në vendin tonë e lënë blerjen e biletës për moment të fundit.