Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Çështja "Fejzullahu", agjenti sqaron situatën e keqkuptuar

Shkruar nga NEWSPORT
Çështja "Fejzullahu", agjenti sqaron situatën e

Arbnor Fejzullahu ishte një ndër pikat e përmendura mbrëmjen e djeshme te emisioni sportiv në TVSH, "Rubrika Sportive". I ftuar ishte edhe Elton Marini, menaxher lojtarësh në Superiore. Vetë Marini ka dashur të sqarojë edhe një herë situatën e keqinterpretuar për deklarimet e mbrëmshme. Menaxheri ka bërë me dije që nuk është në brendësi të situatës së Fejzullahut me klubin e tij, pasi deklaratat e tij ka qenë vetëm në vija të përgjithshme dhe është klubi Partizani ai që di hollësitë e ngjarjeve dhe merret me çështjet e brendshme.

"Nuk kam qenë asnjëherë ndermjetës midis Sormanit dhe lojtarit për një çështje që është e brendshme. Sqaroj opinionin që disa nga fjalët e mia që i referohen ndëshkimit me gjobë janë marrë nga mediat që kanë publikuar lajmin e ndëshkimit nga klubi. Me Partizanin më lidh jo vetëm bashkëpunimi për lojtaret që përfaqësoj, por edhe qenia ime si ish-lojtar i tyre edhe si dashamirës i klubit legiendar", shkruan Marini për newsport.al.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga