
Një nga çështjet më të ''nxehta'' te Napoli është ajo e Elseid Hysaj. Futbollisti shqiptar nuk ka vendosur akoma për të ardhmen e tij, por diçka të tillë do e mësojmë me kohën. Një mendim u dha edhe nga trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, i cili deklaron se mbrojtësi nuk duhet të lëvizë nga ekipi aktual. Gjithashtu, Reja pohon se ka shumë besim te ai, pavarësisht mënyrës se si kanë shkuar gjërat këtë sezon.
''I lumtur nëse Hysaj qëndron në Napoli? Po, natyrisht. Më parë ai e kishte humbur besimin, por tani e ka gjetur sërish dhe po gëzon një ecuri pozitive. Hysaj është kapiteni im dhe kam shumë besim tek ai. Me kombëtaren ai bëri një gol të bukur, me driblim dhe një tunel vërtet të çmendur. Unë nuk po u besoja syve dhe i thashë: 'Çfarë ka ndodhur me ty?'.
Është e rëndësishme që ai të luajë dhe të bëjë mirë. Hysaj po i përgjigjet pozitivisht stimujve të ardhur nga trajneri Gatuzo, me të cilin po bëhet akoma e më i mirë'' - përfundon fjalën e tij, Edi Reja.