Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Ç'është ky ekip? Gjysma të ikin", reagon ashpër administratori i FLAMURTARIT

Shkruar nga NEWSPORT
"Ç'është ky ekip? Gjysma të ikin", reagon

Flamurtari sezonin e ri do të luaj në Kategorinë e Parë. Një ndër klubet historike në Shqipëri prej vitesh nuk është në lartësinë e duhur, teksa gjyqet dhe borxhet e prapambetura kanë krijuar një "konflikt" me FIFA-n që I ka bllokuar merkaton vlonjatëve.

Në të tilla kushte, Flamurtari është detyruar të luaj me lojtarë të rinj dhe pa eksperiencë. Trajneri Dritan Resuli hodhi në fushë lojtarë të rinj në miqësoren e fundjavës të humbur 1-2 me Orikun në Vlorë. Për këtë gjë, administrator Sinan Idrizi ka reaguar ashpër në fundin e ndeshjes.

"Çfarë është kjo paraqitje? Ç'është ky ekip? Gjysma e lojtarëve të ikin në shtëpi, e gjithë mbrojtja të ikë. Mos bëni prova me të rinjtë", raportohet të ketë "shfryrë" administrator Sinan Idrizi pas ndeshjes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga