
Joao Mario është lojtari më i ri i Benfikës. Zyrtarizimin e lojtarit e ka bërë klubi portugez, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Mesfushori dhe drejtuesit kanë arritur një marrëveshje, e cila do e mbajë të lidhur me këtë stemë, të paktën deri në vitin 2026.
28 vjeccari zgjidhi marrëveshjen dje me Interin, pasi nuk kishte hapësira. Kujtojmë që bëhet fjalë për një futbollist i cili është rritur te Sporting, sakaq ky vendim për t'u transferuar te rivalët është përfolur shumë.
Mario ka luajtur edhe për Lokomotivën e Moskës dhe West Ham.
Poll