Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ceremoni nderimi nga Leipzig për rikthimin e Gvardiol, Guardiola anulon festën: Shpërqëndrim për lojtarin!

Shkruar nga NEWSPORT
Ceremoni nderimi nga Leipzig për rikthimin e Gvardiol, Guardiola anulon

Pep Guardiola ka prishur planin e Leipzig për një ceremoni për të nderuar Josko Gvardiol në kthimin e tij në ish-klubin e tij. Sipas gazetës kroate Dnevik, zyrtarët e klubit gjerman planifikonin t'i bënin homazhe Gvardiol në kthimin e tij në Red Bull Arena me skuadrën e re Manchester City sonte mbrëma.

Por një ceremoni para ndeshjes, që përfshin prezantimin e një statuje prej bronzi , u vendos ‘anullua’ nga Guardiola, i cili nuk preferon mundësinë e një shpërqendrimi përpara një loje të rëndësishme për mbrojtësin.

Gvardiol ishte një figurë jashtëzakonisht e njohur në Leipzig me tifozët dhe punonjësit e klubit. 21-vjeçari shkëlqeu në dy sezonet e tij në Bundesligë, duke bindur Cityn të paguante 90 milionë euro për shërbimet e tij, rekord botëror për një mbrojtës.

Ndërsa nuk do të ketë asnjë lloj ceremonie zyrtare në Red Bull Arena sonte, kroati me siguri do të ketë një pritje të ngrohtë dhe një ovacion nga mbështetësit vendas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga