Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Bylis ende me pushime, lojtarët kërkojnë largimin

Shkruar nga NEWSPORT

Edhe pse Bylisi tashmë zsyrtarisht do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë, ende nuk kanë nisur përgatitjet. Normalisht, ballshiotët mendojnë se janë ende në kohë për të nisur nga puna për sezonin futbollistik 2016-2017, i cili do të nisë më 11 shtator. Megjithatë, shumë lojtarë kanë dëshirë që të luajnë në Superiore.

[caption id="attachment_10680" align="alignleft" width="169"]Ermal Nexhipi dhe Maringlen Kule kur drejtonin Bylisin në fazën e parë Ermal Nexhipi dhe Maringlen Kule kur drejtonin Bylisin në fazën e parë[/caption]

Disa prej tyre kërkojnë dokumentacionin që t’iu bashkangjiten skuadrave me të cilat kanë diskutuar për kontratën e ardhshme, por pengesë bëhet Bylis. Kjo situatë nuk dihet sesi do ta ketë zgjidhjen, sepse te mallakastriotët ende nuk ka zhvillime për sezonin e ardhshëm, çka do të thotë se i mban të gjithë “peng” për të ardhmen.

Normalisht, nga stafi teknik ka mbetur vetëm Maringlen Kule, i cili ushtron detyrën e zëvendëstrajnerit, por që kjo nuk mjafton për të organizuar skuadrën. Mbetet që drejtuesit të japing urdhër për nisjen e punës, apo të bëjnë të ditur politikat për sezonin e ri, në mënyrë që edhe futbollistët të qartësojnë të ardhmen e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga