
Emanuel Egbo ishte i pranishëm në derbin e sotëm të Tiranës U-17 me Partizanin U-17, që përfundoi me shifrat 4-0. Trajneri i skuadrës së parë bardheblu, u shfaq i lumtur edhe për lojtarët e vegjël. Për gjatë gjithë takimit, ai e ndoqi sfidën nga ambientet e brendshme "Selman Stërmasi" nën shoqërinë e ndihmësit, Erjon Xhafa.
Newsport.al ka siguruar një foto ku shihet trajneri i 24-herë kampionëve të Shqipërisë, i buzëqeshur duke ndjekur skuadrën e drejtuar nga Migen Memelli. Kujtojmë që 17-vjeçarët bardheblu e dominuan sfidën duke "shkërmoqur" Partizanin e drejtuar nga Marko Pelinxhi.
Poll