Kombëtarja ka marr një lajm shumë të mirë. Bëhet fjalë për mesfushorin Taulant Xhaka, i cili është rikthyer nga dëmtimi dhe është i gatshëm për Baselin, por më vonë edhe për teknikun Christian Panuçi. Në këto momente po luhet ndeshja e kampionatit zvicerian mes Baselit dhe Sionit, ku vendasit po fitojnë 2-1 në pjesën e parë.
Xhaka nuk e ka nisur titullar këtë duel, por kryesorja është që është në stolin e rezervave, që do të thotë se 27 vjeçari e ka lënë pas dëmtimin dhe tashmë i është rikthyer fushës së blertë, vetëm ka nevojë që të arrijë gjendjen e tij maksimale.