
Bekim Balaj ka gjetur golin e parë në kampionat me skuadrën e tij Ahkamat Grozni pas 19 javëve kampionat. Sulmuesi shkodran ka qenë i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke barazuar ndeshjen, pasi skuadra e tij ishte duke humbur 0-1. Një penallti në minutën e 55' të ndeshjes u kthye në gol nga Balaj. Bomberi shkodran pritet të jetë i ftuar në listën e trajnerit Panuçi për dy ndeshjet kualifikuese të marsit.
Balaj gol penallti on Vidnews.
Poll