
Kukësi vijon përgatitjet për përballjen e të hënës pasdite (17.45) ndaj Tiranës. Kuksianët kanë marrë sot një lajm të mirë, ku sulmuesi Kooper është stërvitur normalisht me skuadrën. Kujtojmë që lojtari u dëmtua në takimin me Teutën, gjë që shqetësoi jo pak Orges Shehin. Tekniku Shehi e di më mirë se kushdo rëndësinë e të pasurit në dispozicion një futbollist si Godbert Cooper, i cili mund të bëjë diferencën.
22 vjeçari nga Gana shihet si një ''armë'' e cila mund të përdoret në këtë fund kampionati. Skuadra verilindore renditet në vendin e dytë, 9 pikë më pak sesa kryesuesit bardheblu.
Poll