Saturday, April 1, 2023
  • Login
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
No Result
View All Result
Home BOTA

Burim Kukeli, një trajner i formuar në kurset e FSHF po ngjit shkallët e karrierës në Zvicër

06.02
in BOTA, KOMBETARJA, LEGJIONARET
Reading Time: 3 mins read
0 0
A A
0
Burim Kukeli, një trajner i formuar në kurset e FSHF po ngjit shkallët e karrierës në Zvicër

Armandio Duka- Burim Kukeli

Share on FacebookShare on Twitter

Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares, Burim Kukeli është një produkt i shkollës së trajnerëve të FSHF-së dhe pasi kaloi të gjitha nivelet e kurseve të nevojshme në qershor të vitit të kaluar ai mori licencën UEFA Pro. Një licencë që i jep mundësi të drejtojë skuadrat e nivelit më të lartë kudo në Europë dhe botë. Pa humbur kohë pasi u tërhoq nga futbollit aktiv dhe me kualifikimin e duhur tashmë, Kukeli nisi karrierën e re të trajnerit në Zvicër, aty ku ai jeton prej shumë vitesh.

Fillimisht ai e nisi si zv.trajner i SC Kriens e më pas te FC Wil 1900, FC Sion dhe në fillim të këtij viti Kukeli bëri një tjetër hap të rëndësishëm pasi iu besua detyra e trajnerit të parë te Grasshoper Zyrih U-21. Në një prononcim për Fshf.org, ish-futbollisti i njohur i Kombëtares tregon për ecurinë e tij si trajner në Zvicër, por edhe eksperiencën e tij në shkollën e trajnerëve të FSHF.

“Kam nisur aventurën e re me 10 janar 2023 si trajner i parë i Grasshoppers Club Zürich U-21. Jam shumë i lumtur për këtë eksperiencë dhe deri tani gjithçka po shkon shumë mirë. Puna si trajner sigurisht që është intensive, por edhe shumë e bukur. Kam qenë gati pesë vite në rolin e zëvendës-trajnerit dhe tani jam shumë i kënaqur që më ka ardhur mundësia të jem trajner i parë”, thotë Kukeli, teksa thekson se është mjaft i kënaqur për nivelin e kurseve që ofron FSHF për trajnerët.

“Unë e nisa shkollimin si trajner fillimisht në Zvicër dhe më pas vijova të frekuentoj kursin e FSHF-së në Shqipëri për të arritur deri te licenca UEFA Pro. Kështu që kam parë se si punohet në këtë drejtim qoftë në Federatën e Zvicrës e qoftë në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe mund të them se niveli ka qenë shumë i mirë dhe kam mësuar shumë nga kjo shkollë”, – vijon Kukeli.

“Kursi për licencën UEFA Pro me FSHF-në ka qenë një eksperiencë shumë e bukur, është kursi i parë që unë kam bërë në gjuhën shqipe, pasi jam rritur në Zvicër. Kemi pasur shumë leksione, kemi punuar me metodologji që mua më kanë pëlqyer shumë dhe kam mundur të mësoj gjëra të ndryshme dhe të rëndësishme. I vlerësoj maksimalisht lektorët dhe aspektin organizativ, kanë qenë shumë të përgatitur dhe profesionistë në punën e tyre dhe i falënderoj shumë për gjithçka bëjnë për shkollimin e trajnerëve të rinj”.

Gjithashtu, ish-mesfushori vlerëson edhe përfundimin e kompleksit të Shtëpisë së Futbollit, që do t’i jap një ndihmesë të madhe edhe shkollës së trajnerëve pasi tashmë ofron të gjitha facilitetet e nevojshme në aspektin e infrastrukturës për zhvillimin e futbollit.

“Mendoj se është me rëndësi që kurset tashmë zhvillohen në ambientet e reja të Shtëpisë së Futbollit, një vepër e shkëlqyer infrastrukturore që ofron të gjitha mundësitë më të përshtatshme teknike dhe teknologjike. Besoj se tashmë kompleksi i përfunduar, përveçse për ekipet Kombëtare të moshave, do të jetë në dispozicion edhe për trajnerët e rij të dalë nga shkolla e trajnerëve”, – shton Kukeli.

Në fund, si një trajner shqiptar, i licencuar nga shkolla e trajnerëve të FSHF e që tashmë punon në Europë, ai ka edhe një mesazh për të gjithë të diplomuarit e shkollës së trajnerëve.

“Së pari ju uroj të gjithëve suksese në punën e tyre. Ju uroj të japin më të mirën nga vetja që të jenë shembull për të rinjtë, njerëzit që e duan sportin e pse jo edhe një motivim për trajnerët e rinj”, – përfundon Burim Kukeli prononcimin e tij të Fshf.org.

Tags: BurimKukelifshftrajnerzvicer
Previous Post

VIDEO/ Legjenda e kombëtares turke shpërthen në lot pas tërmetit: Të gjithë jemi të shkatërruar, ju lutem na ndihmoni!

Next Post

E dhimshme/ Portieri i skuadrës së njohur turke nën rrënoja, shpëton gruaja e tij

Të Lidhura

Lajm i mrekullueshëm për Shqipërinë, Keidi BARE rikthehet në fushë pas 3 muajsh
BOTA

Lajm i mrekullueshëm për Shqipërinë, Keidi BARE rikthehet në fushë pas 3 muajsh

01.04
VIDEO/ CITY i pamëshirë në “Etihad” edhe pa HAALAND, fitore me “poker” për të lënë pa EUROPË Liverpoolin
BOTA

VIDEO/ CITY i pamëshirë në “Etihad” edhe pa HAALAND, fitore me “poker” për të lënë pa EUROPË Liverpoolin

01.04
“Nuk është e mundur të shënosh në çdo ndeshje”, Ancelotti heq fajin nga sulmi: Kemi më shumë gola se çdo skuadër  tjetër
BOTA

ANCELOTTI plas “BOMBËN”: Edhe unë dua të drejtoj Brazilin, por…

01.04
Duel TITANËSH në ring, humbja do t’i kushtojë pensionimin boksierit Anthony JOSHUA
BOTA

Duel TITANËSH në ring, humbja do t’i kushtojë pensionimin boksierit Anthony JOSHUA

01.04
City-Liverpool ndez Anglinë, Guardiola pa HAALAND dhe Klopp pa NUNEZ (FORMACIONET ZYRTARE)
BOTA

City-Liverpool ndez Anglinë, Guardiola pa HAALAND dhe Klopp pa NUNEZ (FORMACIONET ZYRTARE)

01.04
Kreu i Federatës së Brazilit nuk e fsheh më: Po, Carlo është i preferuari i lojtarëve dhe tifozëve
BOTA

Në Brazil të gjithë “ëndërrojnë” për Carlo Ancelottin, Florentino Perez gjen zëvendësuesin e italianit

01.04
E KRYER/ Napoli nuk diskuton aftësitë e dardanit, kontrata e re vlerëson maksimalisht Rrahmanin
BOTA

Tërmet te NAPOLI para duelit me MILAN, dëmtohet YLLI i skuadrës dhe rrezikon përballjen e Champions

01.04
Arjan Llaperi flet nga kursi i fizioterapisë: Zhvillimi i mjekësisë sportive na ndihmon të rrisim sportistë të shëndetshëm
KOMBETARJA

Arjan Llaperi flet nga kursi i fizioterapisë: Zhvillimi i mjekësisë sportive na ndihmon të rrisim sportistë të shëndetshëm

01.04
Load More
Next Post
E dhimshme/ Portieri i skuadrës së njohur turke nën rrënoja, shpëton gruaja e tij

E dhimshme/ Portieri i skuadrës së njohur turke nën rrënoja, shpëton gruaja e tij











Të Fundit

LIVE/ Iluzion goli te Kukësi, Rashiti gabon 3 metra larg portës së boshatisur (VIDEO)

LIVE/ Iluzion goli te Kukësi, Rashiti gabon 3 metra larg portës së boshatisur (VIDEO)

01.04
LIVE/ Vllaznia shpëton për fije, Qardaku nuk i beson syve (VIDEO)

LIVE/ Vllaznia shpëton për fije, Qardaku nuk i beson syve (VIDEO)

01.04
Lajm i mrekullueshëm për Shqipërinë, Keidi BARE rikthehet në fushë pas 3 muajsh

Lajm i mrekullueshëm për Shqipërinë, Keidi BARE rikthehet në fushë pas 3 muajsh

01.04
Kampionati shqiptar rikthehet në shtëpitë tuaja, një ndeshje pa pagesë nesër në RTSH

Ekipet e Kategorisë së Parë “kursehen”, 2 gola vendosin në pjesën e parë në 4 sfida. Të gjitha rezultatet

01.04
7 gola vendosin në 5 sfidat gjatë 45-minutave të para, mësoni rezultatet në kohë reale në Kategorinë e Dytë (VIDEO)

7 gola vendosin në 5 sfidat gjatë 45-minutave të para, mësoni rezultatet në kohë reale në Kategorinë e Dytë (VIDEO)

01.04
VIDEO/ CITY i pamëshirë në “Etihad” edhe pa HAALAND, fitore me “poker” për të lënë pa EUROPË Liverpoolin

VIDEO/ CITY i pamëshirë në “Etihad” edhe pa HAALAND, fitore me “poker” për të lënë pa EUROPË Liverpoolin

01.04
Ka “trazuar” ujërat në Big Brother, Jori Delli, vajza bukuroshe që ishte fejuar me djalin e ish zyrtarit të rëndësishëm të FSHF-së

Ka “trazuar” ujërat në Big Brother, Jori Delli, vajza bukuroshe që ishte fejuar me djalin e ish zyrtarit të rëndësishëm të FSHF-së

01.04
FORMACIONET ZYRTARE/ Auron MILOTI i beson “ekipit të Josës”, Shensoi nuk bën ndryshime

FORMACIONET ZYRTARE/ Auron MILOTI i beson “ekipit të Josës”, Shensoi nuk bën ndryshime

01.04

Më Shumë...

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

Newsport.al

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Menu

  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In