Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Broja zëvendësuesi i Lukakut”, ish- mbrojtësi i Chelsea i thur elozhe yllit kuqezi: Shënon gola fantastik

Shkruar nga NEWSPORT
“Broja zëvendësuesi i Lukakut”, ish- mbrojtësi i

Glen Johnson, ish- mbrojtësi i Chelsea ka paralajmëruar londinezët që të mos shpenzojnë shuma marramendëse në merkato për sulmues, por t’i japin mundësinë Armando Brojës.

Ylli kuqezi është rikthyer nga huazimi te Southampton, me të cilin debutoi në mënyrë mbresëlënëse në Premier League. Glen Johnson vë në pah cilësitë e Brojës dhe mendon se është zëvendësuesi i Lukakut.

“Mendoj se te Chelsea do të hezitojnë të shpenzojnë shuma marramendëse për një sulmues duke parë atë që ndodhi me Lukakun. Nëse do të varej nga unë, më mirë do ishte t’i jepej një shans Armando Brojës se sa të shpenzoja 80 milionë paund për një tjetër sulmues. Do të ishte më mirë që të gaboja me një lojtar që është në skuadër, se sa të “hidhja në kosh” të tjera para.

Broja në zonë është shumë i mirë dhe ai ende mund të përmirësohet. Ka shënuar disa gola fantastik me Southampton, edhe pse është e vërtetë që Southampton nuk është Chelsea. Por, tek Chelsea ai do të kishte më shumë mundësi për të shënuar dhe është teknikisht i mirë për të realizuar më shumë gola nga sezoni i ardhshëm”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga