Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Harry Kane mposhti i vetëm Shqipërinë, te Anglia çuditërisht e fiton çmimin “Lojtari i Ndeshjes” tjetër futbollist

Shkruar nga NEWSPORT
Harry Kane mposhti i vetëm Shqipërinë, te Anglia
Harry Kane

Ndeshja Shqipëri – Angli ishte e fundit për të dyja kombëtaret në Grupin K të kualifikueseve për Botërorin 2026. “Tre Luanët” fituan në “Air Albania” me dopietë e sulmuesit Harry Kane, e mbyllur 2 – 0 për Anglinë.

Edhe pse bomberi i Bayern Munich rezultoi protagonist, e “vërtetuar” edhe nga mediumi më prestigjoz për vlerësimin e lojtarëve “SofaScore” (nota 8.8 për Harry Kane, më i miri), mesfushori Jude Bellingham e mori këtë çmim te ekipi anglez në duelin përballë Shqipërisë.

Nuk kanë mungura reagimet e shumta në rrjetet sociale në lidhje me vendimin disi të çuditshëm, gati të pashjegueshëm.    

Harry Kane mposhti i vetëm Shqipërinë, te Anglia
"Lojtari i Ndeshjes" te Anglia

 

Poll

Lexo gjithashtu