Duelet për Kupën e Botës sa vijnë e bëhen më intensive, duke ngritur kështu edhe trysninë për ekipet pjesëmarrëse. Ndeshja e djeshme e cila zbriti në fushë Anglinë me Serbinë ka shqetësuar trajnerin italian, Carlo Ancelotti.
Rezymeja e ndeshjes për teknikun e Italisë ishte e qartë, përfaqësuesja angleze është e rrezikshme, e cila është gati luftojë.
"Anglia do të jetë me siguri e rrezikshme. Ata kanë cilësi fantastike, një trajner fantastik. I pashë të luanin mbrëmë kundër Serbisë. Ata janë një ekip me shumë cilësi dhe sigurisht. Ndoshta do të thonë se nuk do të konkurrojnë, por jam i sigurt se do të konkurrojnë dhe do të përpiqen të fitojnë Kupën e Botës", pohoi Ancelotti.
Kujtojmë se Anglia do të “zbarkojë” në Tiranë për t’u përballur me Kombëtaren shqiptare të dielën e 16 nëntorit. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 18:00.
