Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Botërori 2022/ Angli-Shqipëri, dalin në shitje biletat

Shkruar nga NEWSPORT
Botërori 2022/ Angli-Shqipëri, dalin në shitje biletat

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Angli-Shqipëri, që do të luhet më datën 12 nëntor 2021, ora 20:45 në stadiumin "Wembley" të Londrës, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit "Katar 2022".

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shitja e biletave online do të nisë të shtunën (23 tetor 2021) dhe mund t'i gjeni në faqen zyrtare të FSHF në linkun përkatës https://fshf.org/shop/.

Gjithashtu, po në këtë link do të mund të gjeni edhe oferta speciale të përgatitura nga FSHF për tifozët tanë, ku me blerjen e një bilete ju mund të përfitoni me një çmim okazion edhe një bluzë të kombëtares shqiptare.

Ndërkohë, në ditët në vazhdim FSHF do të udhëzojë tifozët përmes njoftimeve në kanalet zyrtare të komunikimit në faqen zyrtare dhe median sociale për mënyrën se si do të vijohet me shitjen e biletave fizike në dyqanin e FSHF-së në Tiranë.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga