
Lionel Messi
Inter Miami ka arritur të triumfojë në ndeshjen e zhvilluar ndaj Atlanda United me shifrat 2-1 në orët e para të mëngjesit të sotëm. Takim i vlefshëm ky për javën e katërt të Major League Soccer për Konferencën e Lindjes.
Lionel Messi ishte sërish protagonist në sfidën e sotme duke arritur të realizojë gol për miqtë. Ndërsa golin e dytë për Inter Miamin e realizoi Picault në minutat e fundit, duke u asistuar nga Jordi Alba.
Ky ishte goli i parë i Messit në kampionat pas dy paraqitjeve, duke arritur të asistojë dy herë. Ndërsa në CONCAF Champions, argjentinasi ka shënuar tre gola në po kaq paraqitje.
Goli i Messit
Poll