Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Derbi i Beogradit mbyllet me dhunë makabër, trajneri serb dëmtohet rëndë dhe jep dorëheqjen

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Derbi i Beogradit mbyllet me dhunë makabër, trajneri serb
Partizani i Beogradit - Crvena zvezda

Partizani i Beogradit është mposhtur 0-4 në derbin përballë Crvena zvezdës. Sfida e 174-të mes tyre, nuk u shoqërua vetëm me gola brenda fushës së lojës, por dhe incidente jashtë saj.

Në përfundim të kësaj ndeshje, huliganët e Partizanit kanë nisur dhunën. Këta të fundit janë futur me forcë në dhomat e zhveshjes së bardhezinjve, duke ushtruar akte të tmerrshme dhune. Tifozët thyen xhamat e dhomave të zhveshjes duke i goditur me gurë, duke dëmtuar jo pak disa nga stafi i Partizanit.

Trajneri Aleksandar Stanojeviç ishte ai që u dëmtua më së shumti, duke marrë prerje në kokë dhe në qafë, për shkak se ndodhej pranë xhamave të dritares në momentin që tifozët goditën me gurë. Menjëherë pas daljes në konferencë për shtyp, Stanojeviç dha dorëheqjen, e cila erdhi për shkak të incidentëve dhe jo humbjes.

VIDEO/ Derbi i Beogradit mbyllet me dhunë makabër, trajneri serb
Aleksandar Stanojeviç

“Tifozët thyen xhamin, është e pakëndshme. Unë erdha me fasho në konferencën për shtyp, por nuk ka asnjë arsyeje për të bërë teatër. Nuk kishte asgjë më shumë, asnjë zënkë dhe konflikt fizik. Është një turp për të gjithë ne”, tha pas ndeshjes trajneri i Partizanit të Beogradit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga