Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Suarez e bën fakt të kryer: Messi do të jetë me Argjentinën në Botërorin e 2026

Shkruar nga NEWSPORT
Suarez e bën fakt të kryer: Messi do të jetë me
Suarez-Messi

Luis Suarez është pyetur ditët e fundit nëse ai dhe Messi flasin hapur për pensionimin. “Shokët e skuadrës prej kohësh flasin për këtë temë me shaka”, u përgjigj Suarez.

38-vjeçari më pas zbuloi se Messi ka ende përpjekje për të përfaqësuar Argjentinën në skenën më të madhe, ndoshta edhe deri në Kupën e Botës 2026 në Amerikën e Veriut.

“Pleshi” mungoi në ndeshjet e fundit kualifikuese të Argjentinës për Kupën e Botës kundër Brazilit dhe Uruguait, pasi po vuante nga një dëmtim.

Problemet e vazhdueshme të fitnesit kanë çuar në spekulime për të ardhmen ndërkombëtare të tetë herë të “Topit të Artë”, por Suarez mendon se kolegu i tij në Miami ende dëshiron të jetë pjesë e mbrojtjes së titullit botëror me “Albiceleste” vitin e ardhshëm.

“Leo më thotë shpeshë se ka dëshirë të luajë me Argjentinën në Kupë e Botës vitin e ardhshëm. Këtë gjë ma ka shprehur disa herë. Gjithsesi të shohim se çfarë do ndodh deri në 2026. I lumtur që jam shok skuadre me të te Inter Miami”, e mbylli Suarez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga