Tashmë është zyrtare, Teun Koopmeiners është lojtari më i ri i Juventusit. Mesfushori holandez vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Atalantën, për të nisur një të re në Torino.
Koopmeiners ka firmosur me Juventusin një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2029. Ndërkohë që “Zonja e Vjetër” ka shpenzuar rreth 55 milionë euro për të siguruar shërbimet e 25 vjeçarit.
Kujtojmë që Koopmeiners e njeh Serie A, pasi prej vitit 2021 ishte pjesë e Atalantës, ndërsa më parë është aktivizuar me AZ Alkmaar në vendlindje.
Poll