
Dybala - Pellegrini
Siç konfirmoi dhe trajneri Claudio Ranieri, kapiteni i Romës Lorenzo Pellegrini nuk do të jetë i disponueshëm nesër në derbin e kryeqytetit ndaj Lazios në Serie A. 28-vjeçari nuk do të marrë pjesë në këtë takim më shumë për arsye psikologjike sesa taktike.
Pellegrini e gjen veten në një udhëkryq në karrierën e tij, të vazhdojë te Roma apo të largohet. Bëhet fjalë për Napolin i cili ka arritur një marrëveshje tashmë me agjentin e lojtarit.
Sipas “Il mattino”, klubi i Antonio Conte i ka ofruar kapitenit të Romës një kontratë 3-vjeçare me një vit shtesë opsion. Kontrata aktuale e italianit me kryeqytetasit skadon vitin e ardhshëm, me të cilë përfiton 6 milionë euro neto në sezon.
Poll