Sfida e sotme mes Pisas dhe Juventusit, u mbyll me rezultatin 0 – 2, në favor të ekipit të Luciano Spalletit. Ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për javën e 17-të të Seria A.
Pjesa e parë nuk rezervoi surpriza pasi asnjëra nga skuadrat nuk e gjeti dot rrugën për tek porta e rivalëve. Ndërsa më ndryshe ishte pjesa e dytë e lojës, kjo pasi “Zonja e Vjetër” shënon një autogol nga Calabresi, në minutën e 73-të.
Në fakt një aksioni i cili u nis nga sulmuesi Edon Zhegrova, ky i fundit u fut në fushë në minutën e 60-të. Ndërsa goli I dyti u shënua nga Yildiz, në fund të ndeshjes, në minutën e 92-të.
Me rezultatin e sotëm, aktualisht Juventus në rendistje ndodhet i 3-ti me 32 pikë dhe ndodhet vetëm 1 pikë larg kreut. N\dërsa Pisa e shef me “dylbi” nga vendi i 19-të me 11 pikë.
