
Lazio ka triumfuar në shtëpi përballë Salernitanës në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në “Stadio Olimpico”, përfundoi me fitoren 4-1 të vendasve.
4 gola të kësaj sfide u shënuan në pjesën e parë. Lazio kaloi në avantazh të dyfishtë me anë të Felipe Anderson dhe Vecino në 14 minutat e para. Teksa në minutën e 16’ goli i Tchaouna ngjalli shpresat te miqtë.
Por për t’i dhënë fund dhe për të lëshuar ‘knock out’ Salernitanën, mendoi sërish Felipe Anderson. Sulmuesi brazilian shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin. Ndërsa ‘pokerin’ e plotësoi Isaken në minutën e 87’.
Përsa i përket Elseid Hysajt, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk ishte titullar në këtë sfidë, por u aktivizuar në minutën e 58’ ku mori vendin e Marusic.
Me këtë fitore, Lazio shkon në kuotën e 49 pikëve në vendin e shtatë, vetëm 1 pikë larg zonës europiane. Në krahun tjetër, Salernitana mbetet në vendin e fundit të klasifikimit me vetëm 15 pikë të grumbulluara.
Golat e sfidës: