Inter është ekipi i parë që ka siguruar finalen e Kupës së Italisë, pasi mposhti me përmbysje Comon në shifrat 3-2.
Edhe pse miqtë befasuan që në pjesën e parë duke marrë avantazhin falë Baturina e më pas në fillimin e fraksionit të dytë përmes Da Cunha, gjithçka ndryshoi kur Calhanoglu shënoi me dopietë për të rikthyer baraspeshën, përpara se Sucic të godiste çdo shpresë të kundërshtarit në minutat e fundit, duke i dhënë "biletën" zikatërve në finalen e madhe për trofeun e dytë sezonal.
Kështu, skuadra e Chivu do të presë finalistin e dytë që do të përcaktohet mes Lazios dhe Atalantës.
Inter 3-2 Como (Calhanoglu 69', 86, Sucic 89'/ Baturina 32', Da Cunha 48')
GOLAT
Goli i Baturina (Inter 0-1 Como)
Goli i Da Cunha (Inter 0-2 Como)
Goli i Calhanoglu (Inter 1-2 Como)
Goli i Calhanoglu (Inter 2-2 Como)
Goli i Sucic (Inter 3-2 Como)
