
Atalanta ka fituar në transfertë me përmbysje përballë Salernitanës në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në “Stadio Arechi”, përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të miqve.
Ishte Salernitana ajo që kaloi e para në avantazh me golin e Tachaouna në minutën e 18’. Por, me nisjen e pjesës së dytë, Scamacca dhe Koopmeiners përmbysën gjithçka, duke i dhënë ekipit të tyre 3 pikë të arta.
Përsa i përket Berat Gjimshitit, mbrojtësi shqiptar nuk ishte titullar në këtë ndeshje. Kapiteni kuqezi u aktivizuar në minutën e 80’ të sfidës, ku zuri vendin e autorit të golit të parë, Scamacca.
Me këtë fitore, Atalanta shkon në kuotën e 60 pikëve, duke u renditur në vendin e 5-të, pjesë e zonës Champions. Në krahun tjetër, Salernitana tashmë e rënë në Serie B, mbetet në vendin e fundit me 15 pikë.