
Khvicha Kvaratskhelia
Zyrtarizimi i Kvicha Kvaratskhelia te Paris Saint-Germain është vetëm çështje kohe. Sulmuesi gjeorgjian do të bëhet pjesë e kampionëve të Francës për shumën e 70 milionë eurove.
Siç raportojnë mediat italiane, 23-vjeçari gjeorgjian do të jetë sonte në mbrëmje në Paris dhe do të kryejë vizitat mjekësore me ekipin e tij të ri. Ky i fundit do të firmosë një kontratë që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në 2029 me një pagë prej 8.5 milionë euro në sezon.
Nga ana tjetër, në Napoli po presin që Danilo t’i bashkohet grupit të tyre. Transferimi i mbrojtësit brazilian në ekipin e Contes do të bëhet pas takimit Napoli-Juventus më 25 janar.
Poll