
Napoli
Napoli ka triumfuar në shtëpi përballë Pisa në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona”, përfundoi 3-2.
Golat për vendasit u shënuan nga Gilmour, Spinazzola dhe Luça. Ndërkohë që për miqtë, shënuan Nzola me 11-metërsh dhe Lorran në minutën e 90-të, duke mos ndryshuar dot fatet e sfidës.
Kështu, napoletanët rimarrin kreun e kampionatit italian, duke shkuar në kuotën e 12 pikëve. Në krahun tjetër, me vetëm 1 pikë pas 4 javësh, Pisa mbetet e parafundit në klasifikim.
Poll