
Roma duket se nuk po gjen dot qetësi. Largimi i De Rossit u duk sikur vuri gjërat në vijë, por nuk po rezulton kështu.
Trajneri i ri i kryeqytetasve, Ivan Juriç bëri një performancë të shkëlqyer ndaj Udinezes por më pas nuk mbajti dot ritmin e dëshiruar. Në statistika Roma duket mirë, me 2 fitore 2 barazime dhe 1 humbje. Por ajo që shqetëson drejtuesit e klubit është loja e parashtruar.
Ndaj Venezias mezi u përmbys rezultati, ndaj Elfsborg erdhi një humbje “turpëruese” dhe tani një barazim ndaj Monzës kur pritej fitorja për të rregulluar paksa humorin tek kampi i verdhekuqve.
Juriç ka shumë pak që ka marrë drejtimin e Romës, por duket se situata është më e rëndë nga sa e kishte menduar tekniku me përvojë në Serie A.
Ndeshja e sikletshme e radhës kundër Interit është një ultimatum nga drejtuesit dhe nëse ajo nuk arrihet tekniku kroat mund të ketë fatin e paraardhësit.