
Luis Hasa është lojtari me i ri i Lecces. Sulmuesi me origjinë shqiptare e mbylli aventurën e tij me Juventusin, për të nisur një të re me ekipin tjetër italian që militon në Serie A.
Hasa do të gjejë aty dy shqiptarë të tjera, si Ylber Ramadani dhe Medon Berisha. Teksa, pasi firmosi kontratën me ekipin e ri, sulmuesi 20-vjeçar tha dhe fjalët e tij të para si futbollist i Lecces.
Përse e zgjodhët Leccen?
Të gjithë folën mirë për mua. Është një grup djemsh të rinj dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Do të bëj gjithçka për të ndihmuar ekipin. Kam shumë dëshirë, gjithmonë kam pritur për Serie A dhe tani jam i sigurt se puna e vështirë do të shpërblehet.
Cilin rol preferoni më shumë në fushën e lojës?
Unë jam një sulmues anësor, por mund të luajë role të shumtë. Si lojtarë, më pëlqejnë lojtarët e shkurtër që janë të mirë me topin, ashtu siç është Bernardo Silva.
Kjo lëvizje nga Juve te Lecce?
Unë prita deri në minutën e fundit. Ishte një surprizë, por sapo mora vesh për Leccen, isha vërtetë i lumtur.
Sa e rëndësishme ishte për ju që të luanit me Juventus Next Gen?
Serie C është një lloji kampionati ndrysha nga ai i Primavera. Marrëdhënia me të mëdhenjtë nuk është e lehtë. Besoj se të kesh një ekip të dytë mund të ndihmojë shumë në rritje.