
Paulo Fonseca - Carlo Ancelotti
Pas shkarkimit të Paulo Fonseca nga roli i trajnerit të Milan, ka reaguar edhe tekniku italian, Carlo Ancelotti. Si një ish-trajner i “Djallit” nuk e bën dramë shkarkimin e Fonsecas, duke thënë se diçka e tillë është pjeë e punës.
"Shkarkimi i një trajneri është pjesë e punës së tij. Unë jam shkarkuar mijëra herë, kur ka probleme në ekip, përgjegjësia bie mbi një person, ai është trajneri.
Nuk është gjë e mirë, por fatkeqësisht është e tillë. Puna e trajnerit është shumë individuale, sidomos në kohë të vështira. Por kjo është puna e trajnerit”, është shprehur tekniku italian, Carlo Ancelotti.
Poll