Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Juventusi me portier të ri, "Zonja" i 'shkel syrin' 26-vjeçarit

Shkruar nga NEWSPORT
Juventusi me portier të ri, "Zonja" i 'shkel syrin'
Juventus

Wojciech Szczęsny nuk është më ai i dikurshmi, diçka që e kanë kuptuar edhe drejtuesit e Juventusit. Këta të fundit nuk e shohin polakun si titullar sezonin e ardhshëm, dhe kanë nisur punën për të gjetur pasuesin e tij.

I preferuari i “Zonjës” është Michele Di Gregorio, portieri që aktualisht mban veshur fanellën e Monzës. Di Gregorio vazhdon të dhurojë performanca të shkëlqyera, duke tërhequr kështu vëmendjen e Juventusit.

Këta të fundit e kanë kthyer 26-vjeçarin në një objektiv serioz, teksa janë të gatshëm të futen në bisedime me Monzën, për ta lënë gardianin e lirë në merkaton e ardhshme verore.

Nga kjo shitje, Monza pretendon të fitojë rreth 20 milionë euro, por Juventusi po mendon të fusë ndonjë futbollist në këtë transferim, për të ulur paksa shumën e kërkuar nga skuadra e Michele Di Gregorio.

Juventusi me portier të ri, "Zonja" i 'shkel syrin'
Michele Di Gregorio

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga