
Kristjan Asllani
Tek Interi janë shumë pak lojtarët që konsiderohen të pashitshëm. Për shkak të situatës financiare zikaltërit i kanë lënë dyert e hapura për shumicën e futbollistëve, por kurrësesi me çmim të reduktuar.
E njëjta vlen edhe për Kristjan Asllanin, mesfushorin që shkëlqeu me Shqipërinë në Euro 2024. Të interesuarit për shërbimet e tij janë disa dhe së fundi ka qenë Fiorentina që ka marrë informacione nga klubi.
Kampionët e Serie A kanë bërë të ditur edhe çmimin e lojtarit. Plot 35 milionë euro kërkon Beppe Marotta për të lënë të lirë talentin shqiptar. Një shifër që është disi e lartë në Serie A, por jo për klubet e Premier League.
Poll