Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Juventusi zbarkon në Angli, arrin akordin personal me sulmuesin e Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
Juventusi zbarkon në Angli, arrin akordin personal me sulmuesin e Premier
Jean-Philippe Mateta

Juventusi kërkon përforcime në këtë merkato dimri dhe sulmi është një nga repartet ku kërkohen ndërhyrje. Kështu drejtuesit kanë zbarkuar në Angli, aty ku kanë “piketuar” sulmuesin e Crystal Palace.

Bëhet fjalë për jean – Philippe Mateta. Sipas Nicolo Schira bëhet e ditur se kanë arritur akordin personal mes tyre për këtë transferim, me sulmuesin francez që pëlqehet shumë nga stafi i “Zonjës së Vjetër”.

Tashmë skuadra italiane do të vazhdojë bisedimet me anglezët për të arritur marrëveshjen për transferimin e futbollistit në Torino. Bardhezinjtë kërkojnë sulmuesin në formë huazimi me të drejtë blerjen e kartonit të tij në fund të sezonit.

Ndërkohë sa i takon paraqitjes së sulmuesit në këtë sezon, Mateta ka shënuar tetë gola nga 21 ndeshje të luajtura deri tani me Crystal Palace në Premier League.

Poll

Lexo gjithashtu