Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Juventusi dhe PSG “shtrëngojnë duart”, gati huazimi me detyrim blerjeje

Shkruar nga NEWSPORT
Juventusi dhe PSG “shtrëngojnë duart”, gati huazimi me
Kolo Muani & Vlahovic

Juventusi dëshiron të përforcojë repartin ofensiv me afrimin e një sulmuesi qëndror në këtë merkato vere. Objektivi kryesor i bardhezinjve në treg është Randal Kolo Muani.

Sulmuesi francez u bashkua me Juventusin në formë huazimi në merkaton e janarit, por bardhezinjtë kërkojnë ta mbajnë përgjithmonë sulmuesin. Siç raporton Fabrizio Romano, PSG dhe “Zonja e Vjetër” po shkojnë drejt finalizimit të marrëveshjes.

Juventusi kërkon të mos presë më dhe është gati të huazojë Kolo Muanin me detyrim blerjeje prej 65 milionë eurosh. Në 22 ndeshje të zhvilluara me Juventusin në gjysmën e dytë të sezonit, francezi shënoi 10 gola dhe tre asiste.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga