
Lazio ka arritur të fitojë një sfidë jo pak të luftuar ndaj Empolit të Ismajlit, ditën e sotme. Sfida ka qenë shumë e luftuar ndryshe nga çfarë pritej në fillim.
Empoli ka rezultuar një “kockë” e fortë për kryeqytetasit duke kaluar në avantazh që në minutat e para të sfidës.
Lojtari i kombëtares, Ardian Ismajli është aktivizuar si titullar dhe ka zhvilluar të gjithë ndeshjen pa u zëvendësuar. Ai është paraqitur mjaftë mirë duke u vlerësuar në fund të takimit me notën 7.4. Në tërësi e gjithë skuadra nga Toskana zhvilloi një takim të mirë.
Lazio nga ana tjetër e nisi keq por arriti që t’a marrë veten me kalimin e minutave. Zaccagni, një nga shtyllat e sulmit që prej largimit të Immobile, barazoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë. Në pjesën e dytë goli i spanjollit Pedro bëri që Lazio të mos dalë e zhgënjyer nga kjo përballje e vështirë.
Episod me rëndësi i ketij takimi ishte humbja e një penalltie nga sulmuesi Taty Castellanos. Lazio ngjitet në kuotën e 13 pikëve dhe hyn në “luftë” për një vend Champions-i.