Motta, trajneri i Juves ka folur në konferencën për shtyp të pas takimit me Torinon. Sfida derbi u fitua 2-0 dhe kjo kënaq teknikun e juventinëve. Lumturia më e madhe në fjalët e Motta-s qendron në faktin se Yildiz shënoi sot në dutën e lindjes së Del Piero-s, një “ikonë” e klubit torinez.
“Patëm një paraqitje të shkëlqyer. Sollëm 3 pikë të rendësishme. Jam i kënaqur me paraqitjen dhe rezultatin dhe falenderoj tifozët tanë. E menaxhuam mirë energjinë tonë pasi ky sihte takimi i tretë brenda një jave. Duhet të inistoojmë të sulmojmë zonën e penaltisë dhe kjo më kënaq nga goli i Yildiz. Weah është mësuar t’a bëjë këtë.
Vlahovic dhe Koopmeiners u paraqitën super. Conceiçao ndihmoi shumë në ndeshje. Ndonjëherë na duhet diçka më shumë në pjesën e dytë dhe ne alternuam sulmuesit tanë. Portugezi është një armë shtesë që kemi.”, u shpreh Thiago Motta.