Pasi siguruan shërbimet e Niclas Fullkrug, te Milan po punojnë për përforcimin e mbrojtjes. Tashmë, Igli Tare ka nisur nga puna për të afruar në ekip një qendërmbrojtës që “vlen”.
Diogo Leite është emri që ka dalë së fundmi në skenë. 26-vjeçari portugez që luan në Bundesligën gjermane me Union Berlin shihet si një profil interesant.
Ndërkohë që Tare është gati të futet menjëherë në bisedime. Vlera e Leite është rreth 12 milionë euro, por kontrata e tij përfundon në qershor. Megjithatë, Milan s’pret deri në verë, por shpreson ta marrë me një shumë prej 5 milionë eurosh.
Ai ka pasur performanca të një niveli të lartë me Union Berlin këtë sezon, gjë që “vodhi” edhe vëmendjen e “Djallit”. Tashmë pritet të shihet nëse Tare do ta bindë për ta marrë në Itali.
