
Mario Balotelli rikthehet në ligën italiane. Ky transferim është shumë pranë zyrtarizimit dhe të dy palët si Genoa dhe lojtari e kanë kryer marrëveshjen. Mario do të vesh fanelën e klubit nga Genova me synim rikthimin e tyre në nivele të larta si dikur.
“Super Mario” kishte luajtur në Turqi për llogari të Adana Demirspor për herë të fundit dhe fal super golave nën drejtimin e bashkëkombasit Montella sulmuesi tregoi se nuk mka humbur asgjë nga potenciali i tij shkatërrues. Genoa po kërkonte sulmues prej kohësh, pasi Vitinha ishte dëmtuar, një situatë e ngjashme me atë të Zapatës tek torino. U aludua për një kalim tek "Granadat”, por Balo ka zgjedhur rivalët e përjetshëm të Sampdoria-s.
Ky do të jetë klubi i 12-të në karrierë për sulmuesin italian që kiu nuk ka shtegtuar. Në itali xhenovezët përfaqësojnë ekipin e 5-të që ai nënshkruan pas Monza-s dhe Brescia-s në periudhën e fundit dhe kushurinjtë e Milanos, Milan e Inter para shumë vitesh kur ai ishte në moshë rinore. E sigurishtë mosha ndikon në nivel fizik, por ish-i i kombëtares “Azzurri” kërkon t'i tregojë të gjithë botës se ai nuk ka mbaruar dhe golat i ka në repertor.