
Juventus
Michele Di Gregorio mund të quhet lojtar i Juventusit. Portieri ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Monzan, për të nisur një të re me “Zonjën e Vjetër”.
Di Gregorio do të kryejë vizitat mjekësore këtë të premte, teksa më pas do të nënshkruajë kontratën e re me torinezët. Gardiani italian do të firmosë me Juventusin një kontratë 5 vjeçare.
Michele Di Gregorio
Kujtojmë që Di Gregorio është një pordhim i Interit, teksa më parë ka luajtur edhe me Novarën, Pordenonen dhe Renaten, pra se të transferohej te Monza.
Me këta të fundit, 26 vjeçari ka zhvilluar plot 144 ndeshje, ku në 53 prej tyre e ka mbajtur portën e paprekur. Italiani shihet nga drejtuesit e Juves, si i duhuri për të përforcuar ekipin.
Poll